Lidhje

Japonia urdhëron zyrtarisht dërgimin e trupave në Irak - 2004-01-26


Shefi japonez i mbrojtjes urdhëroi zyrtarisht dërgimin e trupave tokësore në Irak pasi qeveria arriti të kapërcejë pengesën e fundit politike që nuk lejonte dislokimin e forcave.

Shefi i Agjencisë Japoneze të Mbrojtjes, Shigeru Ishiba urdhëroi dërgimin në Irak të 600 trupave, pas mbështetjes së shprehur nga njëra prej partive më të vogla të koalicionit qeveritar.

Trupat pritet të nisen për në Gjirin Persik në fillim të muajit tjetër. Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që trupat japoneze do të veprojnë në një zonë lufte.

Megjithatë, kontingjenti japonez do të ketë thjesht detyra jo-luftarake, si pastrimi i ujit, sigurimi i pajisjeve mjekësore dhe rindërtimi i objekteve publike.//ii

XS
SM
MD
LG