Lidhje

Gripi i shpendëve: Tajlanda konfirmon vdekjen e parë - 2004-01-26


Tajlanda konfirmoi vdekjen e parë si pasojë e gripit të shpendëve dhe njoftoi se dyshohet edhe për pesë vdekje të tjera.

Tre njerëz të tjerë në Tajlandë janë konfirmuar si të prekur me virusin në fjalë. Vdekja dje mbrëmë e një djali 6-vjeçar është e shtata e konfirmuar zyrtarisht nga ky virus javët e fundit. Gjashtë vdekjet e tjera ishin në Vjetnam.

Prania e virusit është konfirmuar edhe në Tajvan, Korenë e Jugut, Japoni, Kamboxhia, Indonezi dhe Pakistan. Zyrtarët laosianë po presin rezultatet e analizave për të parë nëse virusi është aktiv edhe atje. Në vendet e Azisë janë therrur dhjetra miliona pula në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.//ii

XS
SM
MD
LG