Lidhje

Irakianët luftojnë terrorizmin - 2004-01-27


Numri i irakianëve që paraqiten me informacion rreth bombave të vendosura anës së rrugëve, sulmeve të planifikuara dhe fqinjëve të dyshimtë, vazhdon të rritet. Pikërisht një gjë e tillë ndodhi në al-Moalemeen, një lagje kryesisht shiite e pjesës jugore të Bagdadit.

Për gjashtë muaj, tri familje jetuan në qetësi në atë lagje derisa fqinjët informuan forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara se burrat e tyre po zhvillonin veprimtari të dyshimtë. Kur forcat e koalicionit bastisën shtëpinë, burrat që ndodheshin brenda, hapën zjarr kundër tyre. Incidenti përfundoi me vdekjen e tre burrave, një sirian dhe dy jemenas. Në shtëpi, trupat amerikane gjetën armë automatike, granada dhe lëndë plasëse.

“Ajo shtëpi ishte një strehë për terroristët”, tha kapiteti i policisë irakiane, Ali Daud. Fqiu Elams Zia Jusufi i tha agjencis së lajmeve Assocated Press se sikur të kishte ditur, ai do të kishte raportuar vetë. “Kjo është veprimtari terroriste që po njollos emrin e vendit tim, tha zoti Jusufi.

Zëvendës-drejtori i operacioneve amerikane në Iraq, Gjenerali Mark Kimit, tha se irakianët janë lodhur nga prania dhe veprimtaria e terroristëve të huaj dhe e gangsterëve të regjimit bathist: “Ne marrim një sasi të madhe informacioni nga qytetarë vendorë irakianë, të cilët e kuptojnë se këta terroristë dhe këta kriminelë nuk veprojnë për të mirën e popullit irakian dhe numri i irakianëve që japin vullnetarisht informacion vazhdon të rritet nga dita në ditë. Ata kërkojnë të garantojnë sigurinë e lagjeve të tyre”, thekson gjenerali Kimit.

Koalicioni po fiton besimin dhe respektin e popullit irakian. Bilal Ibrahimi është i kënaqur që koalicioni ndërhyri në Irak dhe po çrrënjosë terrorizmin. “Ne, thotë ai, u çliruam nga shtypja që zgjati për 35 vjet. Nuk nevojtet as luftë e shenjtë dhe as ndonjë lloj qendrese kundër koalicionit”, thekson zoti Ibrahimi.//xh//

XS
SM
MD
LG