Lidhje

Shpërthim në Irak: vriten tre amerikanë - 2004-01-27


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thotë se tre ushtarë amerikanë u vranë nga një sulm me bombë në perëndim të Bagdadit, ndërkohë që një makinë bombë e pashpërthyer u gjet pranë shtabit të forcave të koalicionit në kryeqytetin irakian.

Ekspertët ushtarakë e çaktivizuan bombën, e cila u zbulua pranë portave të së ashtuquajturës ”zonë e gjelbër” ku ndodhen zyrat e personelit ushtarak dhe civil amerikan.

Disa orë para kësaj, një autokolonë ushtarake amerikane u godit nga një shpërthim i madh në qytetin e Kaldiyah. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se ushtarët e saj vranë tre irakianë në një sulm në veri të qytetit të lindjes së Sadam Huseinit, Tikrit.

Gjithashtu rrjeti televiziv C-N-N njoftoi se dy prej punonjësve të tij u vranë në një pritë në periferi të Bagdatit.//ii

XS
SM
MD
LG