Lidhje

Element i ri per diagnostikimin e Alcajmerit; Sigurimi ne automobil; Dieta Atkins, - 2004-01-27


Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një substancë të re radioktive që ngjall shpresa për të sëmurët me Alzheimer. Kjo substancë mund të ndihmojë në diagnostikimin më herët të sëmundjes dhe mund të ofrojë mundësi më të mira për kurim. Dihet se Alcajmeri është një sëmundje e quajtur progresive, pasi gjendja e të sëmurit sa vjen e keqësohet. Rëndësia e substancës së re qëndron në faktin se me një diagnostikim të herëshëm të Alcajmerit, mjekët mund ta vonojnë pak a shumë përparimin e saj. Substanca e re është një lëndë ngjyruese radioaktive, e cila kur përdoret me një skanim të trurit, nxjerr në pah grumbullimin e shtresave që shkaktojnë sëmundjen Alzheimer. Këto pamje janë nga një dokumentar mbi studimet e kohëve të fundit që çuan në krijimin e kësaj substance radio aktive. Filmi dokumentar është mbështetur në një libër shkruar nga David Shenk i cili tha:

“Deri tani, mënyra e vetme për të diagnostikuar sëmundjen Alzheimer me siguri ishte autopsia. Studimi i trurit për shenja të sëmundjes ishte forma e vetme për të konfirmuar sëmundjen. Por kjo po ndryshon. Substanca e re radioaktive krijon mundësi që shenjat e Alcajmerit të vëshgohen brenda trurit të një pacienti të gjallë, ndoshta që në fazat e para të sëmundjes”

Studiuesit thonë se me substancën e re mjekët do të jenë në gjendje të përcaktojnë edhe efektivitetin e ilaçet. Zoti Shenk thotë se ata do të mund të shohin brenda trurit dhe të dallojnë nëse sëmundja po përparon, apo po ndalohet. Alzheimeri është një sëmundje që prek trurin dhe shkakton humbje kujtese, dhe humbjen e aftësisë për të folur. Shkencëtarët shpresojnë se ky zhvillim i ri do t’i ndihmojë ata të diagnostikojnë dhe trajtojnë më mirë sëmundjen dhe ndoshta ta parandalojnë atë.

Masat e sigurimit në automobil

Një studim i ri tregon sesa e rrezikëshme është kur një person në makinë nuk mban rripin e sigurimit. Doktor Frederick Rivara i qëndrës mjekësore në universitetin e Uashingtonit thotë se përshembull, ju ndodheni në makinë me një person tjetër i ulur në ndënjësen përkrah ose mbrapa dhe ju lidheni me rripin e sigurimit ndërsa tjetri jo, kjo bën që rreziku për vdekjen tuaj nëse ndodh aksident, rritet deri në 25 përqind, pavarësisht se ju i zbatoni rregullat e sigurimit. Doktor Rivara dhe doktor Peter Kumings studiuan të dhënat e mbi 60 mijë aksidenteve me makinë që kishin rezultuar në vdekje nga viti 1988 deri në vitin 2000. Ata arritën në përfudnimin se një person që mban rripin e sigurimit në makinë gjatë aksidentit shpesh gjen vdekjen sipasojë e përplases me personin tjetër përkrah që nuk e mban rripin e sigurimit. Gjatë një aksidenti automobilistik, personat që nuk përdorin rripin e sigurimit marrin goditje të fuqishme dhe ngaqë nuk janë të lidhur përplasen me personat e tjerë në makinë. Doktor Revara rekomandon se çdo person në makinë jo vetçëm që duhet të sigurojë veten, por t’i thotë edhe personit përkrah që të bëjë të njëjtën gjë, pasi kështu shpëton jo vetëm shokun ose shoqen e tij por në radhë të parë veten. Në studim thuhet se kur një makinë përplaset me një makinë tjetër, ndenjësja ku është ulur personi i lidhur me rripin e sigurimit, është ai në ndënjësen e shoferit apo të udhëtarit, kjo nuk e lehtëson aspak rrezikun nëse personi tjetër përkrah ose mbrapa tij nuk e ka vendosur rripin. Studimi tregon se çdo njeri, shofer automobili apo udhëtar në të duhet patjetër të përdorë rripin e sigurimit. Ky duket si një mesazh i fuqishëm po të kihet parasysh se aksidentet me makinë përbëjnë mënyrën më të zakonëshme të vdekjeve qoftë të menjëherëshme apo si pasojë e plagëve të mara. Studimi morri në shqyrtim rastet e aksidenteve me persona 16 vjeç e sipër.

Dieta Atkins

Skencëtarët kanë filluar të vënë në dyshim efektivitetin e një lloj diete ushqimore e quajtur Atkins, emri i doktorit që e ka krijuar. Ata që e përkrahin këtë dietë thonë se njeriu mund të bjerë nga pesha duke ngrënë mish e prodhime bulmeti. Por çështja që shtrohet është se deri në çfarë mase duhet të jetë kjo sasi mishi. Për miliona amerikanë dieta Atkins, është ajo që i lejon ata të hanë sa të duan mish, prodhime bulmeti dhe yndyrna, dhe njëkohësisht të bien nga pesha. Por ky është mendim i gabuar, thotë doktor Stuart Trager, mendim i krijuar nga njerës që nuk e kuptojnë dietën dhe nuk dinë si ta zbatojnë atë. Por mendimi i gabuar sikur u nxit edhe nga vet doktor Robert Atkins, i cili vdiq para disa muajsh. Në një nga librat e tij mbi dietën ushqimore dy vjet më parë, ai rekomandon që njeriu mund të hajë pa kufi ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndrnash duke përcaktuar sasinë e tyre sipas oreksit. Doktor Atkins në asnjë rast nuk përcaktonte masën e llojit të yndrnave që shkatojnë kolesterinën e keqe dhe që gjenden në mish dhe bulmet. Por tani ekspertët e dietës Atkins thonë se sasia duhet të jetë rreth 20 kalori në ditë që është baras me një biftek dhe një racion djathi. Ky ndryshim në këshillat rreth dietës Atkins është i dukshëm thotë Julie Upton e shoqatës dietike amerikane. Në të kaluarën, thotë ajo, ekspertët kurrë nuk bënin dallim midis llojeve të mishit. Ata thonin se nuk ka rëndësi nëse është mish pule, mish lope apo mish derri. Disa ekspertë dietash mendojnë se gjithë kjo ka të bëjë me konkurencën. Ekspertët e dietës Atkins po përpiqen të kufizojnë yndyrnat në përgjigje të konkurencës që u bëhen nga dietat e tjera siç është dieta e Plazhit, e cila vë theksin në nivelin e lartë të proteinave dhe jo yndyrnave. Por edhe mesazhi i ri i dietës Atkins duket se është kundërthënës. Shoqat amerikane e sëmundjeve të zemrës thotë se kjo dietë vazhdon të ketë një përmbajtje yndyrnash dy herë mbi nivelin e zakonshëm për shmangjen e kolesterinës së keqe. /al/

XS
SM
MD
LG