Lidhje

Powell: Uashingtoni nuk po përpiqet të rrethojë Rusinë me baza të reja ushtarake - 2004-01-27


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se Uashingtoni nuk po përpiqet të rrethojë Rusinë me baza të reja ushtarake.

Në një intervistë me një radio ruse zoti Powell u përpoq të zbutë shqetësimet e Moskës rreth planeve amerikane për të përdorur këto objekte në vendet e ish Traktatit të Varshavës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të ndërtojnë objekte të përkohëshme që do të ndihmojnë për t’iu përgjigjur me lehtësi krizave në Azinë Qëndrore dhe në Lindjen e Mesme. Por ai shtoi se numri i përgjithshëm i trupave amerikane në Evropë do të ulet.

Zoti Powell tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për një prani të përherëshme në Gjeorgji. Ai tha se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë për të financuar tërheqjen e trupave ruse të mbetura në Gjeorgji.

Sekretari Powell i dha fund sot vizitës së tij dyditëshe në Moskë.//ii

XS
SM
MD
LG