Lidhje

Gazë: vriten të paktën 9 palestinezë nga shkëmbimi i zjarrit - 2004-01-28


Trupat izraelite vranë të paktën 9 palestinezë gjatë luftimeve të ashpra që shpërthyen kur forcat e Izraelit hynë në një lagje në periferi të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi se trupat, të mbështetura nga tanket dhe buldozerët, hynë sot në mëngjes në një zonë pranë vendbanimit hebraik Netzarim për të eliminuar ekstremistët palestinezë që e sulmojnë shpesh vendbanimin.

Dëshmitarë palestinezë thanë se luftimet shpërthyen kur ushtarët hapën zjarr ndaj ekstremistëve, të cilët po qëllonin kundër tyre me bazuka.

Ushtarët hynë pastaj në lagjen e Qytetit të Gazës ku ata u pritën me një rezistencë të ashpër nga ana e palestinezëve të armatosur.

Grupi ekstremist Xhihadi Islamik tha se humbi pesë vetë në këtë shkëmbim zjarri dhe deklaroi se do të hakmerret.//ii

XS
SM
MD
LG