Lidhje

Shpërthim në qendër të Bagdatit - 2004-01-28


Një mikrobuz që dukej si ambulancë shpërtheu sot para një hoteli në Bagdad.

Ushtria amerikane thotë se në këtë shpërthim u vra shoferi i mikrobuzit dhe u plagosën 6 vetë të tjerë. Megjithatë, policia irakiane dhe burime të tjera thonë se të paktën tre vetë humbën jetën nga ky shpërthim jashtë hotelit al-Shaheen.

Minstria e jashtme e Afrikës së Jugut tha se një shtetas jugafrikan ishte mes të vrarëve.

Autoritetet njoftojnë se shpërthimi ndodhi pasi rojet e sigurimit hapën zjarr ndaj mikrobuzit të bardhë me emblemën e Hënës së Kuqe. Disa makina u shkatëruan dhe copërat e tyre ranë disa blloqe banesash më tej.//ic//

XS
SM
MD
LG