Lidhje

Vazhdon fushata e kandidatëve demokratë për të siguruar mbështetjen e Partisë Demokrate. - 2004-01-29


Në Shtetet e Bashkuara, shtatë kandidatë që po përpiqen të sigurojnë emërimin e Partisë Demokrate do të vihen sonte përballë njëri-tjetrit në një debat në Karolinën e Jugut, njëri nga shtatë shtetet ku javën tjetër do të zhvillohen zgjedhje paraprake. Senatori i shtetit Masaçusets, John Kerry është tani pretendenti kryesor pas fitores në zgjedhjet e shtetit New Hampshire këtë javë dhe javën e kaluar në garën e shtetit Iowa.

Ndërkohë, ish guvernatori i Vermontit Howard Dean, zëvendësoi menaxherin e fushtës së tij me një ndihmës të ish nën-presidentit Al Gore. Zoti Dean kryesonte fillimisht anketat e opinionit, por doli i dyti në New Hampshire. Sot, Presidenti Bush do të shkojë në New Hampshire për të mbajtur një fjalim mbi rritjen ekonomike.

XS
SM
MD
LG