Lidhje

E papritura e këtij viti për kandidaturat e çmimeve Oskar. - 2004-01-29


Shpallja e kandidaturave të çmimeve Oscar gjithmonë pritet me interes të madh. Ky është çmimi më prestigjioz i kinematografisë dhe suprizat janë të ralla. Por këtë viti pati një të papritur. Fjala është për kandidaten më të re për nga mosha që konkuron për aktoren më të mirë.

Quhet Keisha Castle-Hughes, nga Zelanda e Re dhe është vetëm 13 vjeçare. Aktore e një filmi me buxhet të vogël, “Whale Rider”, “Kalorësja e Balenës”. Ajo la pas fituesen e globit të artë, të famshmen Nicole Kidman si dhe aktoren e re Scarlett Johansson. Ajo nuk ishte propozuar për të konkuruar për globin e artë, dhe një kandidaturë për çmimin Oscar jo vetëm që e ka befasur vajzën 13 vjeçare por edhe vet Hollivudin. Keisha Castle-Hughes konkuron përballë aktoreve mjaft të njohura, si Charlize Theron dhe Diane Keaton, fituese të globit të artë.

Ndërkohë për adhuruesit e Elvis Presleyt, një lajm mjaft i mirë. Ata që janë të apasionuar pas muzikës së tij kenë rastin të zotërojnë një pjesë të historisë. Kjo do të thotë copëza prej 5 centimetrash të shiritit ku mbreti i muzikës, Elvis Priesley, regjistroi këngët e tij të para.

Një kompani amerikane bëri të ditur se po i bënte publikut këtë lloj oferte që askush deri më sot nuk e ka bërë ndonjëherë. Kompania zotëron një shirit me regjistrimet më të hershme të Elvis Priesleyt kur ai nuk ishte bërë ende i famshëm, të regjistruara në vitet ’50. Cilësia e këngëve në këtë shirit ishte shumë e dobët, kështu që kompania vendosi të priste shiritin në copëza dhe t’ja ofronte publikut në një pllakatë të noterizuar për kundrejt çmimit prej 495 dollarësh. Familja e Mbretit të muzikës, Priesley, e ka dhënë pëlqimin për këtë projekt.

*** Ben Affleck i është larguar publicitetit pas ndarjes me Jeniffer Lopez. Ai po shoqërohet me shokun e tij, aktorin Matt Damon, i cili është duke xhiruar një film të ri në Boston.

*** Beyonce do të hapë lojën e yjeve të basketbollit muajin që vjen në Los Angeles. Gjithashtu ajo ka regjistruar një reklamë për firmën Tommy Hilfiger.

*** Halle Berry i është rikthyer punës në skenë pas një aksidenti që pësoi javën e kaluar. Studioja kinematografike Warner Brothers, njoftoi se aktorja ishte mjekuar pas një aksidenti të vogël.

*** Ndërkohë komediani Jerry Lewis ka humbur rreth 20 kilogram peshë, të cilat i kishte vënë nga përdorimi i steroidëve kur po mjekohej për një sëmundje të mushkërive. Pas 3 muajsh në spital, ai ka në plan ti rikthehet punës.

XS
SM
MD
LG