Lidhje

Këshilli Mbikqyrës i Iranit anulloi vendimin për zgjedhjet - 2004-01-30


Këshilli Mbikqyrës i Iranit, anulloi vendimin e tij për të ndaluar rreth një mijë e 200 kandidatë që të mos merrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhëshëm, pas protestave të politikanëve reformisë. Këshilli e mori këtë vendim sot pasi rishikoi një vendim të mëparshëm për të mos lejuar kandidaturat e 3 mijë e 600 kandidatëve, shumica reformistë, duke përfshirë edhe 80 nga ligjvënësit aktualë.

Ndërkohë një gazetë amerikane thotë se zyrtarët iranianë po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të një delegacioni të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të vizituar Iranin.

Kjo do të ishte vizita e parë e një grupi ligjvënësish amerikanë në Iran që nga koha e Revolucionit Islamik të viti 1979. Artikulli u botua sot, pas një darke mbrëmë në Washington, ku ishin të pranishëm disa anëtarë të Kongresit, si dhe ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG