Lidhje

Shtetet e Bashkuara të vendosura të ndihmojnë Taivanin - 2004-01-30


Gjenerali Richard Myers, shefi i shtatëmadhorisë amerikane, u takua kohët e fundit në Pekin me udhëheqësit e lartë kinez. Midis të tjerash, u diskutuan edhe marrëdhëniet midis Kinës dhe Taivanit. Gjenerali Myers theksoi se presidenti Bush ka thënë se asnjëra palë nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanëshme për të ndryshuar statu-kuonë. Gjenerali Myers shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për përqëndrimin e forcave ushtarake, përfshira raketat tokë-tokë në anën kineze të ngushticës. Shtetet e Bashkuara tha gjenerali Myers janë të vendosura të ndihmojnë që Taivani të ketë mundësi ti rezistojë përdorimit të forcës ose ndërhyrje ushtarake.

Presidenti taivanez Chen Sui-vian ka bërë thirrje për një referendum ku të pyeten votuesit nëse Taivani duhet të blejë paraprakisht armë për tu kundërpërgjigjur në se Kina refuzon të lëvizë raketat e saj ofensive. Votuesit do të pyeten gjithashtu nëse Taivani duhet të negociojë me Kinën për të formuluar një marrëveshje të paqshme për lidhje midis dy vendeve.

“Mendoj se presidenti Chen ka treguar pak fleksibilitet në mënyrën e formulimit të këtyre dy pyetjeve”, tha sekretari amerikan i shtetit Colin Powell. Kina e kundështron idenë e referendumit dhe është e shqetësuar se Taivani po kërkon të marrë pavarësinë. Kjo, sipas Kinës do të çonte në përdorimin e forcës kundër Taivanit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë premtimet ndaj Taivanit: “Po të shohësh me vëmendje politikën amerikane në vite, ne kemi vendosur ndihmojmë popullin e Taivanit në nevojat e tyre legjitime për mbrojtje. Ky është një detyrim i vazhdueshëm. Është një përgjegjësi që ne e shohim me seriozitet. Në të njëjtën kohë kërkohet që asnjëra palë të mos ndërmarrë veprime të njëanëshme për të ndryshuar situatën”, tha zoti Boucher.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar vazhdimisht nevojën e dialogut të drejtëpërdrejtë midis Kinës dhe Taivanit për të zgjidhur problemet. “Asnjë veprim i njëanëshëm nuk duhet të ndërmerret, tha sekretari i shtetit Powell, pasi kjo do të përjashtonte mundësinë për të ecur përpara dhe për të arritur ripajtim.

//rd//

XS
SM
MD
LG