Lidhje

Autoriteti më i lartë fetar saudit u bën thirrje myslimanëve të dënojnë dhunën - 2004-01-31


Autoriteti më i lartë fetar i Arabisë Saudite u bëri thirrje myslimanëve në pelegrinazhin e përvitshëm të haxhillëkut që të hedhin poshtë dhunën dhe terrorizmin.

Myftiu i Madh Abdul Aziz al-Sheikh e bëri këtë thirrje gjatë një predikimi para dy milionë pelegrinëve të mbledhur për t’u falur në Malin Arafat, pranë qytetit të shenjtë të Mekës.

Ai tha se Islami e ndalon gjakderdhjen, shkatërrimin dhe veprimet që vënë në rrezik sigurinë e një vendi. Pelegrinët shkuan sot në vendin e shenjtë për një lutje masive për nder të predikimit të lamtumirës të Profetit Muhamed, para 14 shekujsh.

Zyrtarët sauditë thonë se në gjithë mbretërinë janë marrë masa të rrepta sigurie për t’u ruajtur nga rreziku i sulmeve terroriste gjatë haxhillëkut që do të zgjasë pesë ditë.//kk//

XS
SM
MD
LG