Lidhje

Irani mohon planet e vizitës së zyrtarëve të Kongresit amerikan - 2004-01-31


Ministri i Jashtëm i Iranit mohon planet që një delegacion i zyrtarëve të kongresit amerikan të vizitojë Teheranin. Njoftimi vjen një ditë pasi një senator amerikan shpalli planet për një udhëtim në Iran. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iraniane tha sot se plane për një udhëtim të tillë nuk ekzistojnë. Dje, senator Alein Spekter tha se udhëtimi i zyrtarëve të kongresit ishte konfirmuar për muajin tjetër për të përgatitur terrenin për një vizitë të mundëshme të një delegacioni ligjvënësish amerikanë. Senatori Spekter tha se hollësitë e vizitës ishin përcaktuar gjatë një takimi me ambasadorin e Iranit pranë Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 1980, pas pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran./al/

XS
SM
MD
LG