Lidhje

De Hoop Scheffer: NATO-ja mund të luajë një rol më të madh në Irak - 2004-01-31


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, zoti Jaap De Hoop Scheffer tha se aleanca ndër-atlantike mund të luajë një rol më të madh në Irak, nëse një gjë e tillë do të kërkohej nga qeveria e përkohshme e Irakut. Zoti De Hoop Scheffer bëri dje vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Bush.

Zoti De Hoop Scheffer tha se gjate takimit udhëheqësit diskutuan çështje të ndryshme si nga operacionet në Ballkan, marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë si dhe zgjerimin së shpejti të Aleancës me shtatë anëtarë të rinjë.

Por bisedimet kryesisht u përqendruan rreth Afganistanit dhe Irakut ku Shtëpia e Bardhë pret një angazhim më të madh të NATO-s.

Presidenti Bush e falenderoi aleancën për marrjen e komandës mbi një forcë ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan dhe përkrahjen që i ka dhënë ajo një force ndërkombëtare të udhëhequr nga Polonia.

Zoti Hoop De Scheffer tha se aleanca mund të luajë një rol edhe më të madh në Irak në se një gjë e tillë do të kërkohej nga një qeveri e re e Irakut.

“NATO-ja po përkrah divizionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Polonia dhe NATO-ja mund të luajë një rol edhe më të madh në se qeveria sovrane e Irakut do të kërkonte një gjë të tillë.”

Një vendim për një rol më të madh të aleancës në Irak mund të meret gjatë takimit të nivelit të lartë, që do të zhvillohet në qershor të këtij viti në Turqi. Administrata e presidentit Bush ka thënë se synon t’ua kalojë pushtetin autoriteteve irakiane deri më 1 korrik.

//ze//

XS
SM
MD
LG