Lidhje

Nigeri:kërkime për një aeroplan misterioz - 2004-01-31


Ekipet nigeriane të shpëtimit po kërkojnë për një aeroplan që sipas dëshmitarëve u rrëzua në oqeanin Atlantik pranë portit të Lagos dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Zyrtarët e aviacionit thonë se asnjë nga shoqëritë ajrore, aeroplanët e të cilave kryejnë fluturime në këtë zonë, nuk ka raportuar deri tani për ndonjë aeroplan të humbur. Edhe punëtorët e ekipeve të shpërtimit thonë se nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë apo të dhënë fizike të ndonjë aeroplani. Disa dëshmitarë thanë dje se kishin parë një aeroplan me kapacitet prej 25 vendesh, që u rrëzua në oqean dhe pastaj u fundos. Zyrtarët thonë se nëqoftëse rrëzimi i aeroplanit konfirmohet, prej tij nuk ka të ngjarë të ketë shpëtuar njeri i gjallë./al/

XS
SM
MD
LG