Lidhje

67 të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në Irakun Verior - 2004-02-01


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thonë se numri i përgjithshëm i të vrarëve në dy sulmet e djeshme vetvrasëse në qytetin verior Arbil të Irakut ka arritur në 67 vetë.

Zyrtarët thanë se të paktën 247 të tjerë u plagosën në dy sulmet pothuajse të njëkohëshme kundër zyrave të dy partive politike të kurdëve të Irakut.

Ambasadori amerikan në Irak, Paul Bremer, i dënoi ashpër shpërthimet dhe u zotua se personat përgjegjës do të nxirren para drejtësisë. Zoti Bremer tha se autorët e sulmeve përpiqeshin të pengonin përparimin e Irakut në rrugën drejt sovranitetit dhe demokracisë.

Sulmet kishin si objektiv zyrat e Partisë Demokratike të Kurdistanit dhe të Bashkimit Patriotik të Kurdistanit. Në kohën e shpërthimeve, zyrat ishn të mbushuara me myslimanë kurdë që festonin fillimin e Bajramit.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Por disa zyrtarë kurdë akuzojnë grupitn islamik ekstremsit, Ansar al-Islam, i cili besohet se ka lidhje me al-Qidën.

Nën sekretari amerikan i Mbojtjes, Paul Wolfowitz, ndodhet në Irak, për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në atë vend. Agjencia e lajmeve Associated Press bën të ditur se ai u takua me zyrtarë vendas në qytetin verior të Mosulit pas vizitës në një stacion policie dhe në gjykatë.//ic//

XS
SM
MD
LG