Lidhje

SHBA: kandidatët demokratë për president bëjnë fushata intensive - 2004-02-01


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët demokratë për president po bëjnë fushata intensive në prag të votimeve që do të zhvillohen të martën në 7 shtete, të cilat mund të vendosin se kush do të jetë demokrati që do të rivalizojë me presidentin republikan Bush për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

Kandidati demokrat që kryeson deri tani anketat, senatori i shtetit Masaçusets, John Kerry, e ka zhvendosur vemendjen e fushatës së tij nga rivalët brenda partisë tek Presidenti Bush, duke e quajtur ”të papërgjegjëshme” politikën e jashtëme të administratës.

Anketat e opinionit tregojnë se Senatori Kerry shkon në votimet e së martës me një diferencë të madhe ndaj kandidatëve të tjerë demokratë.

Gara për vendin e dytë po zhvillohet mids ish gjeneralit në pension, Wesley Clark dhe senatorit të Karolinës së Veriut, John Edwards, dhe është e paparashikueshme.

Ish guvernatori i shtetit Vermont, i cili më parë kryesonte anketat, ka pësuar rënie në fushatën e tij javët e fundit. Dje, ai e kritikoi senatorin Kerry, duke e quajtur atë njeri që u shërben grupeve të interesave. Ai tha gjithashtu se senatori nuk është i aftë ta mposhtë Presidentin Bush në zgjedhjet e nëntorit.//ii

XS
SM
MD
LG