Lidhje

Ekipi Patriots fiton kampionatin e 38-të kombëtar të futbollit amerikan. - 2004-02-02


Loja u hap me një betejë të fuqishme mbrojtjeje nga të dyja skuadrat, duke bërë që 27 minutat e para të ndeshjes për titullin kampion të ishin ndër më të gjatat në historinë e superbollit pa shënuar. Por gjërat filluan të ndryshojnë. Me thuajse pak më shumë se gjysmën e lojës të mbetur, situata kalon në favor të Patriots me rezultatin 14-10.

Ndërkohë skuadra Panthers reagon në minutat e fundit të pjesës së dytë duke barazuar, 29-29, kur kanë mbetur vetëm 2 minuta lojë. Por i famshmi i dy viteve më parë i skuadrës Patriots, të New England, Adam Vinatieri përsëriti stilin e tij të vjetër duke i dhënë fitoren ekipit Patriots me rezultatin 32-29.

Ndeshja u ndoq nga më shumë se 70 mijë tifozë brenda stadiumit Reliant në Huston të Teksasit, dhe afro 1 miliard njerëz në tërë botën e ndoqën ndeshjen përmes televizionit. Edhe ushtarët amerikanë në Irak e ndoqën lojën e mbrëmshme , përballë një ekrani gjigand dhe me pije e ushqime të shumta. Kësaj here pallati i Sadam Huseinit strehë e ushtarëve amerikanë, u përshkrua nga loja e fuqishme në Teksas.

Stadiumi është i pari i këtij lloji për ndeshjet e futbollit amerikan, me një çati të lëvizshme për të penguar reshjet. Hustoni parashikonte shi dhe çatia ishte e mbyllur. Masat e sigurisë ishin tepër të larta dhe binin në sy. Këngëtarë të njohur argëtuan publikun gjatë pushimit të ndeshjes. Mes tyre edhe Justin Timberlake dhe Janet Jackson. Por një incident i vogël në fund të këngës së duetit, Timberlake dhe Jackson, e la këtë të fundit paksa të zbuluar.

Por ndeshja e mbrëmshme shënoi edhe fillimin e reklamave të famshme. Dhjetra reklama të reja u shfaqën gjatë mbulimit të ndeshjes nga televizioni. 30 sekonda reklamë gjatë superbollit kushton rreth 2, 5 milion dollarë.

Gjithashtu një moment solemn në lojën e mbrëmshme ishte edhe një vjetori i tragjedisë së anijes së hapsirës Kolumbia. Para fillimit të ndeshjes, festimet nderuan 6 amerikanë dhe një izraelit që humbën jetën në katastrofën e një viti më parë. Hustoni është vendi ku gjendet qendra e kontrollit të misioneve në hapsirë.

XS
SM
MD
LG