Lidhje

Dy shqiptarë të Kosovës të dyshuar për krime janë dorëzuar - 2004-02-02


Paqeruajtësit e Natos në Kosovë thonë se dy shqiptarë të dyshuar si terroristë janë dorëzuar.

Zyrtarët njoftuan dje se Avdil Jakupin dhe Adnan Abazin ia kanë kaluar të premtën policisë së Kombeve të Bashkuara, pasi ata iu dorëzuan vetë paqeruajtësve. Zyrtarë të Natos thonë se zoti Jakupi, i njohur me pseudonimin “Çakalli”, kërkohet si udhëheqësi i vetëshpallur i grupit ekstremist Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe për vepra të ndryshme penale e akte terrorizmi në Maqedoni, përfshirë rolin në rrëmbimin e dy policëve gushtin e kaluar. Zoti Abazi akuzohet si anëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare.

Maqedonia Veriore ka qenë skenë dhune në vitin 2001, kur luftëtarë shqiptarë nisën një kryengritje duke kërkuar më shumë të drejta për komunitetin e tyre. Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar në gusht të 2001-shit, i ktheu në zyrtare shumë prej këtyre të drejtave. Ushtria Kombëtare Shqiptare doli në skenë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.//ic//

XS
SM
MD
LG