Lidhje

Gjykohet në Hagë një ish zyrtar i lartë i serbëve të Bosnjes - 2004-02-03


Një zyrtar i lartë i serbëve të Bosnjes doli në gjyq në Hagë, nën akuzat se ka luajtur rol drejtues në spastrimet etnike gjatë konfliktit në Bosnje në vitet ’90.

Prokurori Mark Harmon tha se i pandehuri, Momçillo Krajishnik, së bashku me udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, kontrollonin gjithë levat e pushtetit gjatë kohës kur forcat serbe u përpoqën të largonin banorët kroatë dhe myslimanë nga disa rajone të Bosnje-Hercegovinës.

Ndaj të pandehurit rëndojnë 8 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në se shpallet fajtor nga gjykata e Hagës, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.//ic//

XS
SM
MD
LG