Lidhje

Lëndë helmuese në zyrat e Senatit - 2004-02-03


Senati amerikan u mblodh sot në sesion të rregullt, megjithë shqetësimet e shkaktuara nga gjetja mbrëmë e një lënde helmuese në zyrat e ndihmësve të udhëheqësit të shumicës në senat.

Tre ndërtesa të Senatit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe ndërtesa e Kongresit që ndodhet aty pranë, është e hapur vetëm për personelin e domosdoshëm.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për substancën në formë pluhuri që sipas analizave të deritanishme rezulton të jetë ricin. Udhëheqësi i shumicës, senatori Bill Frist, republikan i shtetit Tenësi, tha se nuk ka njoftime për ndonjë të sëmurë nga substanca e gjetur. Autoritetet po bëjnë hetime edhe në një zyrë postare në shtetin Kënektikat, ku është gjetur një substancë e ngjashme, në formë pluhuri.

//rd//

XS
SM
MD
LG