Lidhje

Në Azi rritet numri i vdekjeve nga gripi i shpendëve - 2004-02-04


Numri i vdekjeve nga gripi i shpendëve në Azi arriti në të paktën 15, pas konfirimit të viktimave të reja në Tailandë and Vietnam.

Zyrtarët tajlandezë thanë sot se një djalë gjashtëvjeçar vdiq nga gripi i shpendëve, duke u bërë viktima e pestë e konfirmuar në këtë vend nga sëmundja. Para kësaj, zyrtarët vjetnamezë njoftuan viktimën e dhjetë nga ky virus në vendin e tyre.

Ndërkohë, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se virusi është më i përhapur në Azi se sa mendohej më parë. Ai shtoi se nuk ka arësye për panik, por paralajmëroi se sëmundja po lëviz me shpejtësi kudo në rajon.

//rd//

XS
SM
MD
LG