Lidhje

Kryeministri i Kosoves zhvillon takime ne Kongresin amerikan - 2004-02-04


Dje (3 Shkurt) në Washington, gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, ligjvënësja amerikane Sue Kelley tha se përmbushja hap pas hapi e kërkesave për plotësimin e standarteve të përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar duhet të realizohet që Kosova të bëhet një vend i lire e i pavarur. Ligjvënesja Kelly tha se ajo ështe njohur prej vitesh me dëshiren e madhe të popullit të Kosoves për pavarësi dhe tani ështe koha që ky popull të shpallë vullnetin dhe forcen e tij për plotësimin e kushteve drejt realizimit të një dëshire të tillë. Gjatë takimit, kryeministri Rexhepi kërkoi ndihmen e Kongresit që t'i bëhet trysni Serbisë për sqarimin e çështjes së personave shqiptare të zhdukur në periudhen para dhe gjatë luftës në Kosovë “Pa plotësimin e standarteve, pavarësia nuk mund të arrihet”, thotë ligjvënësja Sue Kelley. “Këto standarte”, shton ajo, “janë hartuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare ku çdo hap është studiuar me hollësi e përcaktuar me kujdes. Çdo hap i hedhur, do t’a çonte Kosovën gjithnjë e më pranë pavarësisë e lirisë së plot”, tha ligjvenesja Kelley.

Nga ana e tij, kryeministri Rexhepi, tha se qeveria po bën çështë e mundur në këtë drejtim. Ai shtoi se jane hartuar plane dhe po ndërmerren nisma për sigurimin e mbeshtjes së institucioneve dhe mbarë popullit që Kosova të jetë në gjendje të përmbushë standartet brenda afatit të caktuar për nga mesi i viti 2005. Por kryeministri Rexhepi tha se në këtë drejtim kanë dalë disa probleme.

“Komuniteti serb” tha ai, “nuk ka shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në këtë proces, megjithëse shumë prej standarteve të përcaktuara kanë të bëjnë pikërisht me sanksionimin dhe respektimin e të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera etnike në Kosovë”. Kryeministri Rexhepi tha se serbët e Kosovës duhet të behen pjesë e ketij procesi. Ai tha se dera për ata mbetet e hapur dhe se procesi nuk mund të vonohet nga mospjesmarrja e tyre.

Kryeministri Rexhepi tha se çeshtja e standarteve ështe ndër më kryesoret. Një tjetër problem shqetësues për qeverine e tij është çështja ende e pa zgjidhur e të zhdukurve para dhe gjatë luftës. “Ky është një problem jo vetëm tepër i ndjeshëm nga ana humanitare, por që ndikon edhe në klimën e marredhënieve politike e ndëretnike në Kosovë. Rreth 3 mije persona nuk dihet se ku ndodhen, janë ata gjallë apo vdekur”, tha zoti Rexhepi. Kryeministri i Kosoves tha se ka të dhëna që qeveria e Serbisë zotëron dokumente mbi fatin e tyre, prandaj një ndërhyrje apo trysni ndaj Beogradit nga ana e qeverisë apo Kongresit amerikan, do të ndihmonte në sqarimin e këtij problemi.

Nga ana e saj ligjvënësja Sue Kelley shprehu gatishmerinë për të ndihmuar në këtë drejtim. Ajo tha se shqiptarët e Kosovës kanë miq të shumtë në Dhomën e Perfaqësuesve dhe në Senatin amerikan dhe shprehu bindjen se nëpërmjet një veprimtarie të bashkërenduar midis Kongresit dhe Departamentit të Shtetit do t'i kërkohet Serbisë që të sqarojë fatin e shqiptarëve të zhdukur para dhe gjatë luftës së Kosovës.

Ligjvënesja Kelly tha se ajo ështe njohur prej vitesh me dëshiren e madhe të popullit të Kosoves për pavarësi dhe tani ështe koha që ky popull të shpallë vullnetin dhe forcen e tij për plotësimin e kushteve drejt realizimit të një dëshire të tillë. Gjatë takimit, kryeministri Rexhepi kërkoi ndihmen e Kongresit që t'i bëhet trysni Serbisë për sqarimin e çështjes së personave shqiptare të zhdukur në periudhen para dhe gjatë luftës në Kosovë “Pa plotësimin e standarteve, pavarësia nuk mund të arrihet”, thotë ligjvënësja Sue Kelley. “Këto standarte”, shton ajo, “janë hartuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare ku çdo hap është studiuar me hollësi e përcaktuar me kujdes. Çdo hap i hedhur, do t’a çonte Kosovën gjithnjë e më pranë pavarësisë e lirisë së plot”, tha ligjvenesja Kelley.

Nga ana e tij, kryeministri Rexhepi, tha se qeveria po bën çështë e mundur në këtë drejtim. Ai shtoi se jane hartuar plane dhe po ndërmerren nisma për sigurimin e mbeshtjes së institucioneve dhe mbarë popullit që Kosova të jetë në gjendje të përmbushë standartet brenda afatit të caktuar për nga mesi i viti 2005. Por kryeministri Rexhepi tha se në këtë drejtim kanë dalë disa probleme.

“Komuniteti serb” tha ai, “nuk ka shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në këtë proces, megjithëse shumë prej standarteve të përcaktuara kanë të bëjnë pikërisht me sanksionimin dhe respektimin e të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera etnike në Kosovë”. Kryeministri Rexhepi tha se serbët e Kosovës duhet të behen pjesë e ketij procesi. Ai tha se dera për ata mbetet e hapur dhe se procesi nuk mund të vonohet nga mospjesmarrja e tyre.

Kryeministri Rexhepi tha se çeshtja e standarteve ështe ndër më kryesoret. Një tjetër problem shqetësues për qeverine e tij është çështja ende e pa zgjidhur e të zhdukurve para dhe gjatë luftës. “Ky është një problem jo vetëm tepër i ndjeshëm nga ana humanitare, por që ndikon edhe në klimën e marredhënieve politike e ndëretnike në Kosovë. Rreth 3 mije persona nuk dihet se ku ndodhen, janë ata gjallë apo vdekur”, tha zoti Rexhepi. Kryeministri i Kosoves tha se ka të dhëna që qeveria e Serbisë zotëron dokumente mbi fatin e tyre, prandaj një ndërhyrje apo trysni ndaj Beogradit nga ana e qeverisë apo Kongresit amerikan, do të ndihmonte në sqarimin e këtij problemi.

Nga ana e saj ligjvënësja Sue Kelley shprehu gatishmerinë për të ndihmuar në këtë drejtim. Ajo tha se shqiptarët e Kosovës kanë miq të shumtë në Dhomën e Perfaqësuesve dhe në Senatin amerikan dhe shprehu bindjen se nëpërmjet një veprimtarie të bashkërenduar midis Kongresit dhe Departamentit të Shtetit do t'i kërkohet Serbisë që të sqarojë fatin e shqiptarëve të zhdukur para dhe gjatë luftës së Kosovës./al/

XS
SM
MD
LG