Lidhje

Gjykata gjermane i jep pafajësinë të dyshuarit për sulmet e 11 shtatorit - 2004-02-05


Një gjykatë gjermane nxorri të pafajshëm një maroken, i cili akuzohej se ka ndihmuar terroristët në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Gjykata e qytetit të Hamburgut e bëri sot të njohur vendimin e saj, pas gjyqit që vazhdoi për 5 muaj e gjysëm ndaj Abdelghani Mzoudi. Vendimi për pafajësinë e Mzudit u mor disa orë pasi avokati i viktimave të sulmeve terroriste dorëzoi një mocion për ta shtyrë vendimin, duke thënë ka fakte të reja lidhur me këtë çështje.

Prokurorët thonë se zoti Mzoudi i kishte mbështetur me mjete logjistike rrëmbyesit e avionëve, të cilët kryen sulmet terroriste. Por avokatët mbrojtës thonë se zoti Mzoudi vetëm se kishte paguar faturat e rrrëmbyesve dhe se ai nuk ishte përfshirë vetë në sulmet terroriste.

///rd//

XS
SM
MD
LG