Lidhje

SHBA: Hauard Din mund të tërhiqet nga gara presidenciale - 2004-02-05


Kandidati për president i Partisë Demokrate Howard Dean, i cili fillimisht kryesonte garën presidenciale të demokratëve, thotë se gara e tij për në Shtëpinë e Bardhë mund të marrë fund, në se ai nuk i fiton zgjedhjet paraprake në Wisconsin.

Në një takim që u zhvillua sot për grumbullimin e fondeve, zoti Dean pothuajse e tha hapur se ai nuk do ta vazhdojë garën, në se nuk fiton në zgjedhjet paraprake të 17 shkurtit. Ai u tha përkrahësve të tij se gjithshka do të përcaktohet “nga një ditë e vetme, në një shtet të vetëm”.

Ndërkohë, një anketim i ri në Miçigan tregon se kandidati kryesor demokrat, senatori John Kerry kryeson garën me 37 pikë më tepër se zoti Dean, dy ditë para zgjedhjeve paraprake të këtij shteti. Senatori Kerry ishte fituesi i zgjedhjeve paraprake në 5 nga 7 shtetet që u zhvilluan zgjedhje këtë javë. Dy shtetet e tjera u fituan nga Senatori John Edwards dhe gjenerali në pension Wesley Clark.// lk //

XS
SM
MD
LG