Lidhje

Franca dhe Gjermania nuk e përkrahin një propozim të Shteteve të Bashkuara për pjesmarrjen e NATO-s në rindërtimin e Irakut - 2004-02-07


Kritikët e luftës në Irak, Franca dhe Gjermania thanë se nuk e përkrahin një propozim të Shteteve të Bashkuara për pjesmarrjen e NATO-s në rindërtimin e Irakut.

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë të mbajtur të shtunën në Munih, Gjermania tha se nuk do të pengonte një forcë stabilizuese në Irak por nuk do të dërgonte trupa të veta në atë vend. Franca nga ana tjetër tha se nuk do të përkrahë asnjë mision të NATO-s në Irak në qoftë se Kombet e Bashkuara nuk njohin një qeveri irakiane.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, mbrojti vendimin për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak. Zoti Rumsfeld i bëri komentet e tij në përgjigje të kritikave nga Gjermania, një ndër kundërshtarët më të vendosur të luftës në Irak.

Sekretari Rumsfeld tha të shtunën në konferencën e Munihut se veprimi parandalues është i justifikueshëm në një botë, ku ekziston kërcënimi terrorist dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Joshka Fisher, tha në konferencën e Munihut, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari Rumsfeld, se Gjermani mendon që zhvillimet e mëvonëshme kanë provuar se ajo kishte të drejtë të kundërshtonte ndërhyrjen ushtarake në Irak.

Mirëpo, zoti Fisher tha se vendi i tij nuk do të kundërshtojë dislokimin e trupave të Natos në Irak, megjithëse vendi i tij nuk do të dërgojë trupa atje.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se është e rëndësishme që të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur trazirat në Irak dhe se dështimi për t’i dhënë fund dhunës dhe terrorit në atë vend, mund të ketë pasoja serioze për aleancën e NATO-s.

//ze//

XS
SM
MD
LG