Lidhje

Një ekip ekspertësh të Kombeve të Bashkuara ndodhet në Bagdad - 2004-02-08


Një ekip ekspertësh të Kombeve të Bashkuara ndodhet në Bagdad për të shqyrtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve para se forcat e koalicionit të kalojnë pushtetin në duart e irakianëve më 30 qershor.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha sot se shpreson që ekipi, i cili mbrriti në Bagdad dje, mund të ndihmojë në kapërcimin e pengesave aktuale në përpjekjet për formimin e një qeverie të përkohshme.

Ai tha se ekspertët do të takohen me zyrtarë irakianë dhe amerikanë dhe do të përpiqen të studjojnë të gjitha pikpamjet irakiane. Udhëheqësit e shumicës shiite të Irakut kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve para kalimit të pushtetit.

Zyrtarët e koalicionit thanë se do t;i japin ekipit të OKB-së mbështetje legjistike dhe sigurie. Ekipi po do të punojë në mënyrë të pavarur.

Zoti Anan ka sugjeruar që afati i 30 qershorit mund të shtyhet. Zyrtarë amerikanë kanë thënë se kërkojnë të dëgjojnë se çfarë do të thonë ekspertët e OKB-së para se të shqyrtojnë çdo ndryshim rrënjësor në planin e tyre për kalimin e sovranitetit në Irak.

Ndërkaq në qytetin Falluxha, disa ushtarë irakianë u plagosën dje, kur sulmuesit hapën zjarr kundër makinës së tyre.

Po dje, një helikopter patrullues amerikan vrau një irakian, që dyshohej se qëlloi me raketë trupat në qytetin Ballad, në veri të Bagdadit.

//ze//

XS
SM
MD
LG