Lidhje

Ekspertët e OKB-së diskutojnë me Këshillin qeverisës për zgjedhjet - 2004-02-08


Ekspertë të Kombeve të Bashkuara u takuan me anëtarët e Këshillit Qeverisës Irakian për të shqyrtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve para afatit të 30 qershorit, gjë që kërkohet nga shumica shiite e Irakut.

Pas takimit të së dielës në Bagdad, kreu i ekipit të OKB-së, Lakhdar Ibrahimi, u tha gazetarëve se organizata botërore do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar popullin irakian t’i kthejë vendit pavarësinë dhe sovranitetin.

Zoti Ibrahimi ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i OKB-së në Afganistan para se të emërohej kohët e fundit si këshilltar i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm, Kofi Anan. Ekipi i ekspertëve arriti të shtunën në Irak i përgatitur të përcaktojë nëse atje mund të mbahen zgjedhje kombëtare para se forcat e koalicionit t’i kalojnë pushtetin një administrate irakiane në fund të qershorit.

Udhëheqësit shiitë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se atje duhet të zhvillohen zgjedhje para se të transferohet pushteti. Shtetet e Bashkuara dhe administrata e tyre në Bagdad kanë në plan të organizojnë konferenca rajonale në gjithë vendin për të përzgjedhur kandidatë, të cilët do të emëronin anëtarët e një qeverie të përkohshme. Plani amerikan parashikon që zgjedhjet kombëtare në Irak të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Forca tokësore japoneze hynë sot në Irak, dislokimi i tyre i parë në një zonë lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.//kk//

XS
SM
MD
LG