Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rumsfeld viziton Kroacinë - 2004-02-08


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u takua me udhëheqësit e qeverisë së re kroate për të nxitur reformat e nevojshme për anëtarësim në NATO.

Zoti Rumsfeld i tha të dielën Presidentit Shtipe Mesiç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë kroatë se ish-republika e tyre jugosllave duhet të vazhdojë procesin e reformimit të sektorit të mbrojtjes në mënyrë që të plotësojë kushtet për anëtarësim në NATO.

Sekretari Rumsfeld është anëtari i parë i kabinetit amerikan që viziton Kroacinë që nga vizita që ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright bëri atje në vitin 1999.

Kroacia së bashklu me Shqipërinë dhe Maqedoninë po përpiqen të zbatojnë një plan veprimi të hartuar nga NATO-ja për reformat e nevojshme për anëtarësim në aleancë. Krocia ka filluar procesin e zvogëlimit të forcës së saj ushtarake.//kk//

XS
SM
MD
LG