Lidhje

Iraku ka arritur shumë suksese - 2004-02-08


Populli i Irakut po e rimerr veten nga vite të tëra të një regjimi të paskrupullt të udhëhequr nga Sadam Huseni. Por siguria vazhdon të jetë një çështje kritike. Dhe populli i Irakut, ka thënë presidenti Bush, po mbajnë peshën kryesore të shumicës së këtyre vrasjeve.

“Irakianët e kuptojnë gjithashtu se është përgjegjësi e tyre që ta sigurojnë vendin, dhe kështu ne kemi shtuar numrin e policëve dhe ushtarëve irakianë që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë fushë. Gjithmonë e më shumë irakianë tani po tregohen të gatshëm për të na ndihmuar. Ata e dinë se vrasjet që po ndodhin, ndonjëherë vepër e terroristëve të huaj dhe herë të tjera duket qartë se është vepër e ish zyrtarëve të partisë Baath, nuk do të ndalin marshimin drejtë lirisë.”

Le të marrin si shembull rastin e Hadithës, një qytet me 70 mijë banorë në veriperendim të Bagdatit, në një shkretëtëtirë irakiane. Në nëntor, sipas mjeteve të informimit, disa njerëz të armatosur sulmuan një stacion policor. Ata liruan të burgosurit mposhtën forcat policore dhe u morën atyre armët.

Tani në këtë qytet është një shef i ri policie dhe qytetarët ndihen më të sigurtë. Nuri Hassan, Imami i Xhamisë Shahid Abdulaziz i tha gazetës Boston Globe se kur autoritetet lokale filluan të angazhohen më tepër, popullata filloi ta ndjente veten gradualisht gjithmonë e më të sigurtë.

Një figurë e rëndësishme ne Hadita është kryetari i bashkisë, Hawash Khalaf Mutebi. Nën udhëheqjen e tij qytetarët kanë ndihmuar në rindërtimin e institucioneve të shkatërruara. Shkollat të cilat ishin plaqkitur, tani janë rindërtuar. Mësuesit jo vetëm se ndihmuan në rindertimin e këtyre shkollave por dhanë edhe të holla për projekte të ndryshme.

Siq u shpreh edhe presidenti Bush, ”në Irak po vendoset liria.” “Duhet ta kuptoni se pse kjo është e rëndësishme. Liri në zemër të Lindjes së Mesme, liria dhe demokraci në një rajon që ka ndjellur indinjatë dhe terror, është në interesin tonë. Një Irak i lirë do të ndihmojë në ndryshimin e botës. Një Irak i lirë do të ndohmojë në ndryshimin e fqinjëve të cilët kanë aq shumë nevojë për këtë ndryshim.”

Megjithë rreziqet dhe problemet e vazhdueshme, në Irak ka pasur ndryshime, dhe ndryshime ka pasur edhe në Haditha. Siq dëshiron të shprehet edhe kryetari i bashkisë Hawash, Haditha është një shembull për të gjitha qytetet e tjera.

//IB

XS
SM
MD
LG