Lidhje

Presidenti Bush mbron përsëri vendimin për ndërhyrje ushtarake në Irak - 2004-02-09


Presidenti Bush mbrojti përsëri vendimin e tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak, duke thënë se Sadam Huseini ishte i çmendur dhe i rrezikshëm dhe se ai i kishte të gjitha aftësitë për të prodhuar armë të shkatërrimit në masë.

Presidenti i bëri këto komente gjatë një interviste që u transmetuar dje nga rrjeti televiziv, NBC. Presidenti Bush u pyet nëse lufta në Irak ia vlente jetën e 530 ushtarëve amerikanë, edhe pse inspektorët ende nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë në atë vend. Presidenti u përgjigj duke thënë se Sadam Huseini ishte i rrezikshëm dhe se ai nuk mund ta lejonte atë të qendronte në pushtet. Ai theksoi se rruga më e mirë ishte që kërcënimet ndaj sigurimit të Shteteve të Bashkuara të përballeshin para se ato të bëheshin të pashmangshme.

Presidenti e dha intervistën ndërkohë që kritikët dhe kundërshtarët e tij politikë vazhdojnë të dyshojnë nëse ndërhyrja ushtarake në Irak ishte e domosdoshme.

Presidenti Bush pranoi se në Irak nuk janë gjetur armë të shkatërrimit në masë, por tha se Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, George Tenet, nuk ishte në rrezik të humbiste postin e tij. Ai theksoi se efektet e veprimeve ushtarake amerikane në Irak çuan në vendimin e Libisë për të deklaruar dhe çmontuar programin e saj të armëve.

Presidenti tha gjithashtu se është i gatshëm të diskutojë me komisionin që po heton dështimet e shërbimit amerikan të zbulimit për sa i përket mbledhjes së informaciot rreth Irakut të paraluftës. Por, ai tha se komisioni nuk do ta publikojë raportin deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në mënyrë që puna e tij të mos bëhet me nxitim. // lk //

XS
SM
MD
LG