Lidhje

Udhëheqësi shiit: në Irak mund të zhvillohen zgjedhje para qershorit - 2004-02-09


Një udhëheqës shiit irakian thotë se i ka dorëzuar të dërguarit të Kombeve të Bashkuara një raport, ku thuhet se në Irak është e mundur të zhvillohen zgjedhje para kalimit të pushtetit që është planifikuar për në muajin qershor.

Abdul Aziz al-Hakim,kryetari i një partie shiite dhe anëtar i Këshillit Qeverisës të Irakut, të emëruara nga Shtetet e Bashkuara, thotë se raporti u përgatit nga ekspertë irakianë, dhe ai ia dorëzoi atë mbrëmë përfaqësuesit të OKB-së Lakhdar Brahimi.

Zoti Brahimi dhe ekipi i tij me ekspertë të OKB-së për zgjedhjet dhe sigurinë, ndodhen në Bagdat për të vlerësuar gjendjen, në se është apo jo e mundur të zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta para tranferimit të pushtetit.// lk //

XS
SM
MD
LG