Lidhje

Në Lindjen e Mesme mungon përgjegjshmëria politike - 2004-02-10


Siç bëhet krejtësisht e qartë në raportin e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin njerëzor, në shumë vende të Lindjes së Mesme nuk mbrohen të drejtat e njeriut dhe mungon përgjegjshmëria politike. Kushte të tilla shkoktojnë padijen, pengojnë rritjen ekonomike dhe i bëjnë vendet arabe të mbesin prapa pjesës tjetër të botës. Dëshprimi dhe zemërimi vazhdojnë të rriten, duke nxitur në këtë mënyrë ekstremizmin islamik.

Në përpjekjet për të ndihmuar në ringjalljen e shpresave dhe krijimin e mundësive në botën arabe, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë atë që ato e cilësojnë si strategji drejt lirisë në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin më ndërkohë që qeveri autoritare mbajnë pushtetin e tyre në kurriz të të ardhmes së popujve të tyre. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerë arabë në qeveri dhe shoqërinë civile për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të zbatuar reforma politike.

Por, Presidenti Bush thotë se reformat e vërteta demokratike mund të zbatohen vetëm nga vetë popujt e këtyre vendeve: “Dhe në gjithë Lindjen e Mesme, reformistët po kërkojnë ndryshime. Duke filluar nga Maroku, Jordania, e deri në Katar, po vëmë re zhvillimin e zgjedhjeve, përpjekje të vërteta për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe lëvizje drejt pluralizmit politik. Kur udhëheqësit e lëvizjeve reformiste të kërkojnë ndihmën tonë, thotë Presidenti Bush, Amerika është e gatshme ta japë atë”.

Nisma Partneriteti Amerikë-Lindja e Mesme ka për synim të ndihmojë në nxitjen e reformave politike, ekonomike dhe arsimore. Gratë në Lindjen e Mesme janë veçanërisht në gjendje të rëndë dhe shpesh u mohohen të drejtat që gëzojnë burrat për sa u përket familjes, pronësisë, trashëgimisë e bile edhe udhëtimit. Për këtë rasye, në kuadër të nismës po punohet për përmirësimin e mundësive për gratë. Si pjesë e nismës, në një konferencë rajonale që do të mbahet këtë muaj në Jordani, do të trajtohen sfidat, me të cilat gratë e këtyre vendeve përballen në fushën e drejtësisë si edhe ligjet e praktikat që u mohojnë grave barazinë ligjore.

Një vend ku të drejtat e grave janë shumë të kufizuara, është Arabia Saudite. Mirëpo edhe atje po bëhet përparim. Selua al-Haza është kryeokuliste në spitalin Mbreti Faisal. “Nëna ime, thotë zonja Haza, nuk ka shkuar në shkollë pasi në këtë vend nuk kishte sholla për nënën time. Por, tani gjandja ka ndryshuar, shikoni brezin tonë, unë jamë profesoresh e plotë”, thekson ajo. Në Lindjen e Mesme, burrat e gratë që kërkojnë liri dhe një të ardhme plotë mundësi, do ta kuptojnë tani se Amerika është mike e tyre e vendosur.

XS
SM
MD
LG