Lidhje

Qeveria Amerikane, Bashkimi Evropian vendosin kufizime ndaj atyre që pengojnë Marrëveshjen e Ohrit - 2004-02-10


Qeveria amerikane njoftoi se do të bllokojë pasuritë që kanë në Shtetet e Bashkuara 13 persona nga Maqedonia dhe Bosnja, të cilët përpiqen të pengojnë marrëveshjet e Ohrit dhe ato të Dejtonit.

Nga Maqedonia, në listën e shpallur nga Departamenti Amerikan i Thesarit, janë:

MENDUH THAÇI,

AVDIL JAKUPI,

XHEZAIR SHAQIRI

Në bazë të vendimit të Uashingtonit, këtyre personave do t'u bllokohet çdo pasuri që mund të kenë në Amerikë dhe shtetasve amerikanë u ndalohet të kryejnë trasaksione financiare me ta.

Paqja dhe stabiliteti në Evropë janë ndër interesat jetike të qeverisë amerikane. Dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Daytonit dhe Ohrit janë kritike në këtë drejtim.

Një listë të ngjashme shpalli edhe Bashkimi Evropian. Personave, në listën e ashtuquajtur të zezë, u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian. Personat në listë janë:

GAFUR ADILI i njohur si VALDET VARDARI

HAMDI BAJRAMI i njohur si BREZA

SPIRO BUTKA i njohur si VIGAN GRADICA

GORAN GEORGIEVSKI i njohur si MUJO

XHEMAIL HYSENI i njohur si XHIMI SHEA

AVDIL JAKUPI i njohur si ÇAKALLA

DAUT REXHEPI i njohur si LEKA

SAIT RUSHITI

IZAIR SAMIU i njohur si BACI

GORAN STOJKOV

FADIL SULEJMANI

GJYLERE SULEJMANI

XS
SM
MD
LG