Lidhje

Debati mbi pjesëmarrjen e presidentit Bush në Gardën Ajrore - 2004-02-10


Shtëpia e Bardhë pritet të bëjë sot të njohura faturat e pagesave gjatë shërbimit ushtarak dhe informacione të tjera për të provuar thënien e presidentit Bush se ai e ka plotësuar detyrën si pjesëtar i Gardës Ajrore Kombëtare gjatë luftës së Vietnamit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se faturat e pagesave dhe ato për ligjshmërinë e marrjes së pensionit dokumentojnë qartë se presidenti e ka kryer shërbimin ushtarak, siç kërkohej. Këtë vit zgjedhjesh, Presidenti Bush po përballet me pyetjet në se ai iu shmang detyrës ushtarake gjatë luftës së Vietnamit, rreth 30 vjet më parë.

Në fillim të muajit, Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Terry McAuloffe e akuzoi presidentin Bush për mungesë pa leje nga Garda Ajrore Kombëtare, për një periudhë kohe që fillon në vitin 1972.

//rd//

XS
SM
MD
LG