Lidhje

Një gjen i ri; Mjekësia alternative; Efektet anësore të ilaceve - 2004-02-10


Shkencëtarët njoftuan se kanë zbuluar një gjen, për të cilin thuhet se dyfishon rrezikun që një person të pësojë goditje në zemër, ose bllokim arteresh. Në një artikull të botuar në numrin e revistës “Nature Geneticks” në internet, shkencëtarët thonë se gjeni i ndryshuar u gjet në 29 për qind të pacientëve të sëmurë me infarkt, të cilët u përfshinë në studimin në Islandë. Shkencëtarët thonë se gjeni shkakton prodhimin me shumicë të të një proteine të njohur me emrin leukotrine, e cila mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të gjakut. Prova të tjera klinike të ilaçit parandalues janë caktuar të fillojnë në fund të këtij muaji.

Mjekësia Alternative

Terapia me masazhe, akupuntura apo bimët mjekësore, janë vetëm disa nga trajtimet plotësuese mjekësore më të përhapura. Rreth 100 milionë amerikanë shpenzojnë çdo vit rreth 30 miliardë dollarë për këtë qëllim Nga të moshuarit tek gratë shtatzëna provojnë trajtime alternative edhe pse efektshmëria e terapive të tilla nuk është provuar nga ana shkencore. Doktor Stephen Straus thotë se mjekësia plotësuese dhe alternative zhvillohet e praktikohet në një mjedis debatues, ku ngrihen pyetjet nëse nevojiten studime në këtë fushë dhe nëse po, në ç’mënyrë duhet kryer ato duke iu përmbajtur rregullave të etikës. Pikërisht kjo është edhe tema e një studimi që doktor Shtraus dhe kolegët e tij botuan këto ditë në revistën e njohur mjeksore, Jama. Doktor Shtraus është drejtor i qëndrës kombëtare për mjekësi plotësuese dhe alternative, pranë institutit të Shëndetit. Ai thotë se është përgjegjësia e mjekëve që të bëhen krijues ndërsa përdorin mjekësinë konvencionale, njëkohësisht të gjejnë rrugë të reja trajtimesh duke u mbështetur mbi baza shkencore. Fondet për kërkime ekzistojnë. Vetëm për këtë vit, Kongresi ka caktuar 117 milionë dollarë për kërkime në fushëm e mjekësisë alternative. Por del pyetja se në ç’mënyrë duhet futur kjo procedurë ndonjëherë jo konvencionale në rrugën e provave shkencore. Nuk është e sigurt në se dy terapistë do t’i përmbaheshin të njëjtës porcedurë masazhi të shtyllës kurrizore të pacientit. Por sigurisht kjo është e vërtetë në psikoterapi dhe teknikat kirurgjike, thotë doktor Straus Problem gjithashtu mund të jetë edhe gjetja e pacientëve që dalin vullnetarë për të marrë pjesë në studime të tilla, pasi ka pacientë që nuk duan të marrin pjesë në një studim me bime mjekësore por duan të bëhen pjesë e trajtimit të kancerit me kimotherapi. Tani për tani, shumë therapi alternative pretendohet se janë të efektëshme, megjithëse ato kurrë nuk janë provuar ose vërtetuar. Doktor Straus dëshiron që praktika të tilla të kalojnë në një proces provash nga më të mirat që ekzistojnë, në mënyrë që publiku të përfitojë sa më shumë prej rezultateve të këtyre procedurave. Doktor Straus thotë se nëse praktikat alternative mjekësore nuk përfillen, publikut do t’i mohoheshin mundësitë për terapi më të mira e më të efektëshme. Agjencia e Ushimeve dhe Ilaçeve po shqyrton ankesat e konsumatorëve që thonë se ilaçet në formë pikash në hundë për lehtësimin e pasojave të gripit, kanë shkaktuat humbjen e ndjeshmërisë së nuhatjes.

Efekte anësore të Zikamit (Zicam)

Linda Bayley ka humbur ndjenjën e nuhatjes dhe sipas mjekëvë pranë universitetit të Kolorados, kjo ndjenjë asaj nuk do t’i kthehet më. Ajo thotë se kjo gjendje i erdhi pas përdorimit të ilaçit të quajtur Zicam i cili përmban zink dhe përdoret për të pakësuar kohëzgjatjen e të ftohtit. Ankesat e saj tashmë janë pasuar nga një numër ankesash nga pacientë të tjerë. Edhe Doktor Bruce Jafic ka ndeshur gjithnjë e më shumë pacientë që kanë të njëjtin problem pas përdorimit të Zikamit. Nuk ka dyshim, thonë mjekët se humbja e ndjenjës së nuhatjes është efekt anësor i ilaçit Zikam. Dihet se për humbjen e ndjenjës së nuhatjes ndikojnë edhe faktorë të tjerë mjedisor e biologjikë. Shkencëtarët thonë se së shpejti, mjekët kanë në plan të botojnë një studim për të paralajmëruar mbi nevojën e provave të tjera rreth efektit shërues të ilaçeve me përmbajtje zinku.

XS
SM
MD
LG