Lidhje

Al-Kaida e pranishme në Irak - 2004-02-11


Një letër e kapur kohët e fundit tregon se Abu Musab al-Zarkaui, një terrorist i lidhur me al-Kaidën, e di se terroristët po e humbin betejën në Irak. Nga dëshpërimi, al-Zarkaui kishte shpresë se mund të shmangte humbjen duke nxitur luftën fetare midis shiitëve dhe sunive të Irakut.

Hollësitë e planit të tij jepen në një dokument 17 faqesh që u kap nga autoritetet e koalicionit gjatë një bastisjeje në një strehë të al-Kaidës në Bagdad. Dokumenti ishte i regjistruar në një disk komapkt që ishte në plan t’u dërgohej udhëheqësve të lartë të al-Kaidës në Afganistan. Por, korrieri u arrestua në Irak.

Gjenerali amerikan, Mark Kimit, nën-drejtori i operacioneve ushtarake në Irak, thotë se dokumentii kapur hedh shumë dritë mbi veprimtarinë e rrjetit të dyshimtë terrorist: “Ne jemi të bindur se al-Zarkaui ishte autori i letrës. Kjo na jep prova të tjera se rrjeti al-Kaida vepron në Irak ose njerëz që dëshirojnë të punojnë me al-Kaidën, po veprojnë brenda këtij vendi”.

Zarkaui u thotë drejtuesve të al-Kaidës se shpërthimet vetëvrasëse dhe aktet e tjera terroriste nuk po japin rezultatet e dëshiruara. Unë, shkruan Zarkaui, kam kryer 25 prej këtyre operacioneve terroriste, disa kundër shiitëve dhe udhëheqësve të tyre, kundër amerikanëve, policisë irakiane dhe forcave të koialicionit.

Amerika, thotë ai, nuk ka në plan të tërhiqet nga Iraku para se të përfundojë misionin e saj. Për sa u përket vetë irakianëve, Zarkaui u thotë udhëheqësve të al-Kaidës se ata nuk do t’ju lejojnë ta bëni atdheun e tyre bazë për operacione ose strehim.”

Al-Zarkaui propozon që al-Kaida të intensifikojë sulmet terroriste kundër myslimanëve shiitë dhe udhëheqësve të tyre më qëllim që të provokohen sulme hakmarrëse kundër sunive në Irak. Lufta sektare, thekson ai, duhet të fillojë para se sovraniteti t’i kalohet një qeverie demokratike irakiane në fund të qershorit. Pas kësaj, shton ai, al-Kaida nuk do të ketë arsye të vazhdojë fushatën e saj për nxitjen e luftës civile në Irak.

“Armiku ynë vazhdon të forcohet dita ditës”, shkruan Zarkaui. Ai i referohet një Iraku demokratik dhe aleatëve të tij të koalicionit. Dhe në këtë aspekt, ai ka plotësisht të drejtë.

XS
SM
MD
LG