Lidhje

Kina mbështet thirrjen amerikane për rregulla më të rrepta për kontrollin e armëve të ndaluara - 2004-02-12


Kina thotë se mbështet thirrjen e Presidentit Bush për rregulla më të rrepta ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha sot se Pekini kundërshton me forcë përhapjen e armëve të tilla si edhe të mjeteve për hedhjen e tyre.

Në një fjalim që mbajti të mërkurën në Washington, Presidenti Bush bëri thirrje për masa për të parandaluar sigurimin e teknologjisë bërthamore nga vende të ndryshme nën maskën e ndërtimit të centralave civile të energjisë.

Presidenti tha se rregullat aktuale të sigurisë nuk janë të mjaftueshme. Ai përmendi rastin e një shkencëtari kryesor pakistanez, i cili pranoi javën e kaluar se u kishte shitur teknologji bërthamore Iranit, Libisë dhe Koresë së Veriut.//kk//

XS
SM
MD
LG