Lidhje

Një gjeneral francez dëshmon në gjyqin e Millosheviçit - 2004-02-12


Një gjeneral francez që ka komanduar paqeruajtësit ndërkombëtarë në Bosnje, thotë se e kishte paralajmëruar presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, për tensionet në Srebrenicë, dy vjet para vdekjes së mijëra myslimanëve, pasi forcat serbe morën nën kontroll zonën.

Gjenerali Philippe Morillon tha në gjykatën e Hagës se e kishte paralajmëruar zotin Millosheviç në mars të vitit 1993 se enklava myslimane në Bosnje-Hercegovinën lindore do të pësonte një “tragjedi të tmerrshme”, nëse myslimanët dhe serbët nuk u jepnin fund sulmeve hakmarrëse. Ai thotë se zoti Millosheviç ndërhyri tek serbët për të lehtësuar tensionet përreth enklavës, të cilën Kombet e Bashkuara e kishin deklaruar strehë të sigurt për myslimanët.

Por, dy vjet më pas, rreth 8 mijë burra dhe djem u zhdukën nga Srebrenica, pasiforcat serbe e pusahtuan atë zonë.

Organizatat humanitare ndërkombëtare thonë se serbët i kishin ekzekutuar ata dhe quajtën një gjë të tillë masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Që ta dënojnë për krime lufte, prokurorët duhet të provojnë se zoti Millosheviç i kishte nën kontroll të plotë forcat serbe në Bosnje në vitin 1995 dhe nuk bëri gjë për të parandaluar masakën. Zoti Millosheviç ka mohuar vazhdimisht që të ketë patur ndonjë ndikim tek serbët e Bosnjës në atë kohë.

I marrë sot në pyetje nga zoti Millosheviç, Gjenerali Morillon e pranoi se kontrolli i ish-presidentit jugosllav mbi serbët e Bosnjës kishte filluar të zbehej pas incidentit të vitit 1993. //kk//

XS
SM
MD
LG