Lidhje

Iran: Fillon zyrtarisht fushata e zgjedhjeve - 2004-02-12


Në Iran ka filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve, për të cilat reformistët thonë se janë të manipuluara për t’u dhënë konservatorëve shumicën në parlament.

Fushata për 290 vendet e parlamentit filloi zyrtarisht të mërkurën në mesnatë. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se mijëra qendra votimi do të bëhen gati për zgjedhjet e së premtes së ardhshme.

Mbi 5 mijë e 600 kandidatë kryesisht konservatorë janë në garë, ndërsa mbi 2 mijë kandidatë reformatistë nuk do të marrin pjesë, pasi u skualifikuan nga Këshilli Mbikqyrës, një organ shumë i fuqishëm. Vendimi për të mos i lejuar ata të kandidojnë shkaktoi një krizë politike.//kk//

XS
SM
MD
LG