Lidhje

Shkencëtarët koreanojugorë thonë se kanë klonuar një embrion njerëzor - 2004-02-12


Kërkuesit koreanojugorë thonë se kanë klonuar me sukses një emrion njerëzor dhe kanë zjerrë prej tij të ashtquajtura qeliza bazë.

Eksperimenti nga shkencëtarë të Universitetit Kombëtar të Seulit ka mundësi të ringjallë debatet lidhur me klonimin njerëzor. Revista Science do të botojë këtë javë një artikull mbi punën e tyre kërkimore.

Qeliza bazë mund të përdoret për të krijuar çdo lloj indi të trupit. Përkrahësit e punës kërkimore në fushën e qelizave bazë thonë se kjo mund të çojë në kura shumë të efektshme për sëmundje si ajo e Parkinsonit e deri tek diabeti.

Por, kritikët thonë se kjo teknikë është në kundërshtim me normat etike pasi kërkon shkatërrimin e një embrioni njerëzor.//kk//

XS
SM
MD
LG