Lidhje

Të dashuruarit në gjithë botën festojnë Shën Valentinin - 2004-02-14


14 shtatori është dita e Shën Valentinit kur të dashurit shprehin ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë dhurata.

Sipas legjendës, dita e të dashuruarve filloi të festohej në shekullin e katërt dhe u quajt dita e Shën Valentinit, për të nderuar priftin romak Valentinus, që thuhet se martonte fshehtas çifte të dashuruarish, duke sfiduar një dekret të perandorisë që e kishte shpallur të paligjshëm këtë rit.

Por festa që e pati fillesën tek dëshira për t’i bashkuar të dashuruarit, është kthyer tani në një biznes miliarda dollarësh që kryhet mespërmes globit.

Nga Britania, në Filipine, të dashurit blejnë kartolina, çokollata, lule dhe dhurata të tjera. Në Shtetet e Bashkuara, Krishtlindjet janë e vetmja festë kur shiten më shumë kartolina sesa për ditën e Shën Valentinit.//kk//

XS
SM
MD
LG