Lidhje

Grossman: Po vjen dita që trupat ushtarake të mos jenë të nevojshme në Ballkan - 2004-02-14


Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se po vjen dita që trupat ushtarake të mos jenë më të nevojshme në Ballkan dhe demokracitë paqësore të bëhen pjesë e institucioneve evropiane dhe atlantike.

Nënsekretari i shtetit për Çështjet Politike, Marc Grossman, i bëri këto komente të premten në një artikull në gazetën Wall Street Journal.

Zoti Grossman vlerësoi punën e misionit të OKB-së në Kosovë, të drejtuar me zotësi, siç u shpreh ai, nga ish-kryeministri finlandez Harri Holkeri. Ai shpreh mendimin se përparimi i vazhdueshëm mund të çojë në bisedime të reja për statusin e Kosovës nga mesi i vitit 2005.

Zoti Grossman ngriti lart gjithashtu suksesin e Maqedonisë në shmangien e konfliktit etnik. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë përpjekjet e përbashkëta të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësimin në NATO.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit e cilësoi të suksesshëm misionin e NATO-s në Bosnje-Hercegovinë. Ai tha se aleanca po shqyrton mundësinë që t’ia lërë në dorë Bashkimit Evropian zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur.

Zoti Grossman vlerësoi edhe zgjedhjet serbe të kohëve të fundit, në të cilat ai tha se shumica e serbëve votuan për parimet demokratike. Por në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën që Serbia të vazhdojë të arrestojë dhe esktradojë të akuzuarit për krime lufte.//kk//

XS
SM
MD
LG