Lidhje

Moskë: Të paktën 15 vetë humbën jetën nga rrëzimi i kupolës prej xhami në parkun Transval - 2004-02-15


Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën nga rrëzimi i kupolës prej xhami në parkun Transval të Moskës.

Autoritetet thanë se kupola u rrëzua mbrëmë për shkak të peshës së dëborës së grumbulluar qysh prej disa ditësh. Sot në mëngjes, ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet, ndërkohë që personat e mbetur gjallë nën mbeturnat e kupolës thërrisnin për ndihmë.

Rreth 1 mijë e 300 vetë ndodheshin brenda kompleksit në kohën e rrëzimit të çatisë. Më shumë se 350 vetë ndodheshin në zonën e pishinës që mbulohej nga kupola prej xhami. Shumë nga të plagosurit u dërguan në spital, midis tyre të paktën 19 fëmijë. Ndër ata që humbën jetën 3 ishin fëmijë.

Shumica e plagosjeve erdhën nga copat e xhamit që ranë nga çatia. Njerëzit, të veshur vetëm me rroba banje vrapuan jashtë kompleksit në të ftohtit e madh të Moskës për t’i shpëtuar rrezikut. Imazhet televizive tregonin shtyllat e betonit që binin në rrëshqitësin në formë spiraleje.

Parku Transval, i ndërtuar para dy vitesh, ka një kapacitet për deri në 2 mijë vizitorë. Ai përmban pishina, një lumë artificial dhe një rrëshqitës.//ii

XS
SM
MD
LG