Lidhje

Arkeologët britanikë besojnë se kanë zbuluar mbeturinat e anijes së Darvinit - 2004-02-15


Arkeologët britanikë besojnë se kanë zbuluar mbeturinat e anijes Beagle, me të cilën Çarl Darvini udhëtonte rreth botës.

Arkeologu i marinës, Robert Prescott i Universitetit St. Andrews të Skocisë, i tha një gazete britanike se ai beson se vendndodhja e anijes së Darvinit është gjetur. Fati i anijes Beagle ka qenë mister prej më shumë se një shekulli.

Arkeologët, të cilët përdorën radar të teknologjisë së lartë që përshkon shtresat e trasha të dheut, thanë se anija ndodhet në një grykëderdhje lumore pranë një porti të braktisur shumë kohë më parë në Eseks të Anglisë. Sipas tyre ajo ndodhet nën baltën që arrin më shumë se tre metra trashësi.

Imazhet e radarit tregojnë se aty ndodhet një mjet lundrues i ngjashëm në përmasa me anijen e famshme Beagle.

Aty duket se pjesa më e madhe e anijes ka mbetur e paprekur dhe se ajo mund të ngrihet dhe të restaurohet. Shkencëtarët shpresojnë se në anije do të mund të gjenden shenja të udhëtimeve të Darvinit rreth botës, gjatë të cilave ai krijoi teoritë e tij të seleksionimit natyror.//kk//

XS
SM
MD
LG