Lidhje

Senatori Kerry pranë një tjetër fitoreje në zgjedhjet paraprake - 2004-02-15


Anketat e opinionit publik tregojnë se se Senatori John Kerry po shkon drejt një fitoreje tjetër në garën për emërimin si kndidati i Partisë Demokrate për president.

Sipas sondazheve, zoti Kerry gëzon një avantazh prej mbi 30 përqind në shtetin Wisconsin, ku të martën do të zhvillohen zgjedhjet paraprake.

Të shtunën, ai e rriti avantazhin e tij si kandidati kryesor demokrat duke fituar me rezultat të thellë garat në shtetin Nevada dhe në kryeqytetin e vendit, Washington DC. Ai u pasua nga rivalët e tij kryesorë, ish guvernatori Howard Dean dhe Senatori John Eduards i Karolinës së Veriut.

Pritet që 5 kandidatët demokratë të marrin pjesë në debatin televiziv që do të zhvillohet sonte në qytetin Mileaukee.

Zoti Kerry ka fituar 14 nga 16 garat e zhvilluara deri tani për delegatë për në kuvendin kombëtar të Partisë Demokrate, ku do të emrohet kandidati për t’i bërë sfidë Presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Me fitoren për emrimin si kandidat i Partisë Demokrate thuajse të sigurt, Senatori Kerry e ka përqendruar fushatën kundër presidentit. Dje, ai e akuzoi Presiderntin Bush se ka zhvilluar fushatë negative për të mbuluar punën e tij të dobët në Shtëpinë e Bardhë. Sipas disa sondazheve, zoti Kerry do të fitonte garën kundër presidentit Bush sikur zgjdhjet të zhvilloheshin sot.

Por ndihmës të presidentit thonë se ai ka në plan ta intensifikojë fushatën më shpejt sesa ishte menduar, duke trasnmetuar reklama televizive, në të cilat vihen në dukje arritjet e tij si edhe dallimet midis tij dhe Senatorit Kerry.//kk//

XS
SM
MD
LG