Lidhje

ElBaradei do të shkojë në Libi për të parë ecurinë e çaktivizimit të programit të armëve bërthamore të vendit - 2004-02-16


Shefi i Agjencisë së Energjisë Bërthamore, Mohammed ElBaradei do të shkojë javën tjetër në Libi për të parë ecurinë e punës për çaktivizimin e programit të armëve bërthamore të vendit.

Një zëdhënës i agjencisë e bëri njoftimin sot në Vjenë duke thënë se zoti ElBaradei do të vizitojë Libinë të hënën dhe të martën e ardhëshme.

Në muajin dhjetor, Tripoli njoftoi se hiqte dorë nga të gjitha programet që lidheshin me armët e shkatërrimit në masë.

Ndërkohë, gazeta Washington Post thotë se Libia kishte arritur të shinte në dorë skica armësh bërthamore të përgatitura në Kinë.

Gazeta citonte zyrtarë dhe ekspertë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, sipas të cilëve Libia i kishte blerë skicat kineze nga një rrjet trafikimi që drejtohej nga pakistanezët.

E përditshmja shkruan se dokumentat iu dorëzuan Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, pasi Libia u zotua se do të eliminonte armët e saj të shkatërrimit në masë.//ii

XS
SM
MD
LG