Lidhje

Irak: vriten dy ushtarë amerikanë nga dy shperthime - 2004-02-16


Në Irak, të paktën një fëmijë u vra në shpërthimin që ndodhi në shkollën e një lagjeje shiite të Bagdadit.

Policia irakiane dhe ushtria amerikane dhanë pak hollësi për shpërthimin, ku u plagosën të paktën 3 vetë.

Më herët po sot, dy ushtarë amerikanë u vranë dhe pesë u plagosën nga dy shpërthime në pjesën qendrore të vendit.

Sulmi i parë ndodhi sot në mëngjes, kur një autokolonë ushtarake u godit nga një shpërthim në Bagdat, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur një tjetër. Pa kaluar një orë, në qytetin Bakuba, 60 kilometra në veri të kryeqytetit, një shpërthim tjetër la një ushtar amerikan të vrarë dhe 4 të plagosur. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se dy irakianë u ndaluan pas sulmit të dytë.

Ushtria amerikane ka njoftuar gjithashtu se një civil amerikan u vra dhe 3 të tjerë u plagosën në pritë në fund të javës së kaluar, në jug të Bagdadit. Amerikanët bënin pjesë një një grup fetar që punonte në Irak, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Në një zhvillim tjetër, Adminstratori amerikan në Irak, Paul Bremer, thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatëshme të shqyrtojnë alternativa të ndryshme për planin e tyre që parashikon transferimin e pushtetit në duart e irakianëve, por pa hequr dorë nga afati i 30 qershorit për ta bërë një kalim të tillë. Ai thotë se zyrtarët amerikanë po presin rekomandimet e Kombeve të Bashkuara, që mund të vijnë gjatë kësaj jave.

//rd//

XS
SM
MD
LG