Lidhje

Greqia do të pajisë me roje të armatosura disa nga atletët e Lojërave Olimpike - 2004-02-16


Greqia thotë se se do të pajisë me roje të armatosura disa nga atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti dhe që mund të jenë objekt i sulmeve të terroristëve.

Ministria greke e Rendit Publik thotë se rojet do të vendosen në të gjithë autobuzët me të cilët atletët do të lëvizin gjatë lojërave që do të zhvillohen në Athinë. Ministria e Rendit Publik tha se rojet do të jenë të armatosura, kur të kenë të bëjnë me atletë nga vende që rrezikohen nga sulme terroriste.

Shtetet e Bashkuara dhe Autsralia janë midis vendeve që kanë kërkuar më tepër siguri për atletët e tyre dhe ato janë pjesë e një grupi prej shtatë vendesh, që po e ndihmojnë Greqinë në planet e sigurisë.

Greqia do të ketë mbi 50 mijë vetë personel sigurie, në gadishmëri të plotë gjatë Lojërave Olimpike. Ajo ja caktuar më tepër se 750 milionë dollarë nga buxheti për sigurinë e Lojrave.

Përveç gardheve manjetike, makinave me rreze X, mjeteve për detektimin e objekteve metalike dhe qenve me nuhatje, do të ketë edhe kontrolle të hollësishme të dokumenteve, për të cilat do të përdoret një sistem i ri identifikimi, që u desh 4 vjet për ta krijuar.//ii

XS
SM
MD
LG